Book now

Kulinari & Evente

Vendi ideal për eventin tuaj

Ne njihemi si “Vendi i Takimeve” dhe kjo falë vendodhjes strategjike dhe shërbimit superior për eventet tuaja.

Lini një përshtypje mbreslënëse tek të ftuarit, partnerët e biznesit apo tek të afërmit tuaj, pasi Rogner Hotel Tirana është krijuar posaçërisht për të organizuar festa dhe ceremoni.

Restorant Apollonia

Mes „Tafelspitz“ dhe "Fërgesës Tiranase"

Restorant Apollonia, i pagëzuar me emrin e një qyteti të lashtë shqiptar, ka një arkitekturë të përshtatshme për evente, pritje madhështore dhe dasma. Shefi Austriak i kuzhinës do ju mahnisë me ndërthurjen e shijeve nga delikatesat Mediterrane dhe specialitetet tradicionale Austriake.

More

Restorant “Der Biergarten”

 

Restorant i stilit Bavarez, ndodhet në zonën e pasme të kopshtit. 

I hapur çdo ditë, për mëngjesin, drekën dhe darkën, ofron një gamë të gjerë specialitetesh të importuara nga Gjermania, që nga “Pretzel” dhe “Obatzda” deri tek rosto derri, për t’ju përmbushur shijet e kulinarisë Austriako-Bavareze. 

Kafe – Bar Pirro

Kafe – Bar me muzikë Live

Dëshironi ta filloni ditën me kafenë e mëngjesit duke shfletuar shtypin ndërkombëtar, të përfundoni një marrveshje të suksesshme biznesi apo të shijoni një kokteil të veçantë në një atmosfere mikpritëse? – Ky është vendi ideal. Këtu çdo javë do argëtoheni nga programe me muzikë Live gjatë muajve të dimrit dhe nga Netët Latine gjatë verës.

More

Bubbles Bar

Një kokteil buzë pishinës

Vend takimi i preferuar gjatë muajve të verës si për elitën e biznesit dhe për turistët ku mund të shijohet një kokteil freskues apo të organizohen ceremoni madhështore pranë pishinës së rrethuar nga gjelbërimi i palmave.

More

Eventet

Zgjedhja e përkryer për evente dhe dasma

Zgjidhni ti bëni të paharruara eventet tuaja më të rëndësishme të organizuara në formën e darkave gala, pritjeve me kokteil apo të celebroni dasmën tuaj dhe të zgjidhni mes zonave të ndryshme si Restorant Apollonia, tarraca e restorantit apo zona e kopshtit dhe e pishinës.

More

Dasmat

Vendi ideal për ditën tuaj më të rëndësishme.

Besojini emrit të mirë që kemi ndërtuar ndër vite, intuitës dhe profesionalizmit për të realizuar dasmën e ëndrave tuaja. Fillojeni ceremoninë me puthjen e parë si „Burrë e Grua“ për të mirpritur më pas të afërmit tuaj në zonën e pishinës me një dekorim të personalizuar dhe të përjetoni mbrëmjen gala në Restorant Apollonia.

More

KUR

rolex replica