Kushte të përgjithshme të biznesit me Rogner International Hotels & Resorts
1.Lidhja e kontratës
1.1.Kontrata e bazuar tek këto kushte të përgjithshme lidhet sapo dhoma apo dhomat, sallat, sipërfaqet, furnizimet dhe shërbimet e tjera rezervohen dhe aprovohen. Sa më parë të jetë e mundur hoteli i konfirmon me shkrim klientit rezervimin dhe i lutet për një konfirmim me shkrim nga ana e tij. Për rezervimet e kryera nëpërmjet zyrës së rezervimeve të Rogner Internacional të interesuarit i jepet telefonikisht një numër rezervimi. Sipas dëshires numri i rezervimit i konfirmohet klientit edhe me shkrim në rast se edhe koha e premton një gjë të tillë. Në rast se parapagime të kërkuara nga hoteli nuk paguhen brenda afatit të caktuar marrëveshja e kryer bëhet e pavlefshme.
1.2. Në rast se i interesuari është tregëtar me përgjegjësi te plota, përgjegjësia e detyrimeve kontraktuese për klientët e tij i merr përsipër vetë ai.
1.3.Në rastin kur të dhënat e konfirmimit të rezervimit dhe ato të kërkesës për rezervim devijojnë nga njëra tjetra, atëherë e para (të dhënat e konfirmimit) bëhet obliguese për klientin dhe hotelierin, kur klienti nuk kundërshton qartë në momentin e marrjes se konfirmimit.
2.Ardhje dhe ikje
2.1.Hotele
Në rast se nuk ka marrëveshje të tjera me shkrim marrja në dorëzim e dhomës (koha për Check In) nuk mund të kryhet para orës 16.00 të ditës së mbërritjes dhe dorëzimi i saj (koha për Check Out) jo më vonë se ora 11.00 e ditës së largimit. Në rast të një largimi të planifikuar pas orës 11.00 klienti duhet të njoftojë recepsionin dhe në rast se hoteli pranon kërkesën klinti paguan gjysmën e çmimit ditor për një largim brenda orës 18.00 dhe çmim të plotë në rast se largohet pas kësaj ore. Klienti i cili ka një rezervim duhet të paraqitet në hotel brenda orës 18.00. Në rast të një paraqitje të mëvonshme të klientit hoteli ka të drejtë të përdorë dhomën, për sa kohë për një paraqitje të vonuar nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar mes dy paleve. Ky rregull nuk vlen për rezervime të garantuara me parapagime, bonus ose dhënie të numrit të njërës prej kartave të kreditit të cilat pranohen në hotel.
2.2.Shtëpi pushimi
Shtëpitë e pushimit nuk mund të merren në dorëzim para orës 17.00 të ditës së mbërritjes dhe duhen dorëzuar brenda orës 10.00 të ditës së largimit. Për një largim të planifikuar pas orës 10.00 klienti duhet te njoftojë recepsionin. Në rast se hoteli e pranon kërkesën, për një largim brenda orës 18.00 klienti paguan gjysmën e çmimit të apartamentit dhe çmim të plotë nëse largohet pas orës 18.00.
3.Shërbime dhe çmime
3.1.Shërbimet kontraktuese përcaktohen nga të dhënat e konfirmimit të rezervimit si dhe nga ato të prospektit të hotelit.
3.2 Në rast se klienti që ka kërkuar pension të plotë (full board) në ditën e mbërritjes shfrytezon si vakt të parë drekën atëherë shërbimi përfundon me vaktin e mëngjesit. Në rast, se vakti i parë është darka shërbimi mbaron me vaktin e drekës. Për shërbime gjysëm pension (half board) në përgjithësi ofrohet vakti i darkës.
3.3. Një kthim i pagesës i plotë ose i reduktuar për një shërbim të pashfrytëzuar por për të cilin është bërë një marrëveshje nuk është i mundur.
3.4 Detyrueshmëria e ofertave
3.4.1 Çmimet e listuara të katalogut dhe listës e përfshijnë vleren e shtuar (TVSH).
3.4.2.Në rast se pas lidhjes së kontratës ligji për përcaktimin e TVSH-së ndryshon, çmimi kontraktues ndryshon në përputhje me këtë ndryshim.
4.Pagesa
4.1.Çmimi i caktuar gjatë rezervimit mund të kërkohet në mbërritje, për sa kohë nuk ka marrëveshje tjetër.
4.2.Për qëndrime më të gjata se 3 ditë Rogner Internacional ka të drejtën të përgatisë një faturë të ndërmjetme.
4.3.Vonesa në pagesë i jep të drejtën Rogner Internacional të refuzojë shërbimet e mëtejshme të kontratës e cila mund të jetë akoma në fuqi, si dhe tërheqjen e kontratave për shërbime të ardhshme; më tej Rogner Internacional mban të drejtën e faturimit të dëmeve që mund të vijojnë nga kjo vonesë njësoj sikur tërheqja nga kontrata të ishte kryer nga klienti.
4.4.Detyrimet financiare ndaj hotelit janë obligative në momentin e largimit (check-out) dhe duhen kryer në hotel, për sa kohë ato nuk kanë qenë të detyureshme pë t'u parapaguar.
4.5.Vendi i përmbushjes së këtyre detyrimeve financiare mbetet selia e hotelit edhe atëherë kur për arsyse të marrëveshjeve të posaçme apo faturimi të veçantë këto detyrime kreditohen dhe /ose janë për t'u paguar më vonë.
5.Anullime
Anullime të mundshme duhen dërguar me shkrim dhe janë të realizueshme vetëm duke u bazuar tek kushtet e mëposhtme:
5.1.Akomodim (deri në 14 persona-klient individual)
5.1.1.Marrëveshje
Një anullim deri 22 ditë para mbërritjes është gratis. Në rast anullimi ndërmjet 21 dhe 15 ditë para mbërritjes faturohet 50% e çmimit kontraktues. Në rast anullimi ndërmjet 14 dhe 4 ditë para ditës së mbërritjes Rogner International faturon 70% të çmimit kontraktues. Në rast anullimi duke filluar nga 3 ditë para ditës së mbërritjes do të faturohet 80% e çmimit kontraktues. Në rast mosparaqitje pa bërë më parë një anullim Rogner Internacional faturon 90% të çmimit.
5.1.2.Dhomat e hotelit
Anullimi ështe gratis deri 24 orë para ditës së mbërritjes. Në anullime pas këtij afati respektivisht në mosparaqitje pa bërë më parë një anullim do të faturohet çmimi i plotë i akomodimit vetëm për natën e parë. Ky rregull nuk vlen në sezon panairesh apo aktivitetesh të mëdha në rajonet përkatese të secilit hotel. Në raste të tilla anullimet pa pagesë janë të mundura deri 30 ditë para datës së mbërritjes . Në rast anullimi në më pak se 30 ditë para datës së mbërritjes apo në rast mosparaqitje të klientit pa bërë më parë një anullim Rogner Internacional faturon çmimin e plotë të akomodimit për gjithë periudhën e rezervuar.
5.1.3.Shtëpi pushimi
Një anullim deri ne 45 ditë para mbërritjes është i mundur, sidoqoftë në këtë rast mbahet një taksë përpunimi të dhënash në vlerën prej 25 €. Në anullime duke filluar nga 44 ditë para mbërritjes deri në 30 ditë para Rogner Internacional faturon 25%, në anullime duke filluar nga 29 ditë para mbërritjes 70%, në rast mosparaqitje pa bërë më parë një anullim 80% të çmimit për të cilin është rënë dakort.
6.Përgjegjësitë (zhdëmtuese)
6.1.Pala kontraktuese me hotelin respektivisht klienti si i tille apo si ftues kanë përgjejësi te plotë zhdëmtuese ndaj Rogner Internacional për dëme të shkaktuara nga vetë ai apo personi të cilin ai ka ftuar.
6.2.Në rast se klienti nuk e përdor dhomën sipas udhëzimeve të dhëna, hoteli ka të drejtë të ndërpresë kontratën pa paralajmërim, duke faturuar vlerën totale të shërbimit.
6.3.Në rast se hotelieri në sajë të situatave të paparashikuara apo në rast grevash pengohet në ofrimin e shërbimeve, mbi të nuk bien përgjegjësira dëmshpërblimi. Sidoqoftë hotelieri ka për detyrë të sigurojë akomodim të klientit qoftë edhe diku tjetër por me shërbime të njëjta.
6.4.Hoteli përgjigjet ndaj klientit sipas Kodit Civil Austriak. Përgjegjësia e hotelit është e përjashtuar, në rast se dhoma apo vendet në të cilat klienti lë sendet e tij nuk kyçen. Klientët janë të lutur që sendet e tyre me vlerë t'i depozitojnë tek kasaforta që ndodhet në dhomën e tyre.
6.5.Rogner Internacional mban përgjegjësi për
6.5.1.saktësinë e përshkrimit të shërbimeve,
6.5.2.paraqitjen e rregullt të shërbimeve kontraktuese në Hotelet e Rogner Internacional.
6.6.Rogner Internacional nuk mban përgjegjësi për shërbimet e ofruara nga hotelet e ndërmjetësuara prej tij (Partner bashkëpunimi të Rogner Internacional).
6.7.Klienti/Organizuesi i aktivitetit është i detyruar të tregojë përkujdesjen e pretenduar për të mënjanuar defekte të mundshme respektivisht për t'i minimizuar ato. Klienti/Organizuesi i aktivitetit është i detyruar që reklamimiet e tij t'ia komunikojë menjëherë Drejtorisë së hotelit. Në rast se klienti nuk i respekton këto detyrime atëherë ai nuk përfiton të drejta në ato pika.
6.8.Pjesmarrja në aktivitete sportive apo të ndryshme pushimi është në përgjegjësinë e plotë të klientit. Klienti është i ndaluar të kontrollojë komplekset sportive, aparate dhe mjete transporti sidomos para se të marrë të drejtën e përdorimit (shfrytëzimit) të tyre. Për raste aksidentesh në aktivitete sportive Rogner Interancional mban përgjegjësi vetëm në rast se ato shkaktohen nga Rogner Internacional. Rekomandohet kryerja e një siguracioni sportiv.
7. Udhëzime të përgjithshme
7.1 Kafshët lejohen në hotel vetëm me miratim të Drejtorisë së Hotelit dhe kundrejt pagesës.
7.2.Oraret e zgjimit (wake-up calls) hoteli do ti kryejë me kujdesin më të madh. Sidoqoftë në rast se për arsye të ndryshme ky shërbim nuk përmbushet çdo lloj kërkese për dëmshpërblim përjashtohet.
7.3 Informacione të çdo lloji jepen me kompetencë të plotë, sidoqoftë pa garanci.
7.4. Sende të gjetura apo të harruara do të dërgohen vetëm nëse kërkohen nga klienti kundrejt pagesës. Hoteli mban përgjegjësi për sendet vetem për një periudhe 6-mujore, pas këtij afati sendet e humbura nuk ruhen më.
7.5. Njoftime, letra poste si dhe dërgime sendesh të ndryshme për klientët do të trajtohen me kujdesin më të madh. Hoteli merr përsipër ruajtjen dhe në rast se kërkohet nga klienti dërgimin e tyre pas ikjes së tij. Hoteli nuk mban përgjegjësi për humbjen, vonesën apo dëmtimin e pakove apo letrave.
7.6. Transport
Për një trasport gratis për persona apo pako përgjegjësia e Rogner Internacional për dëmtim personash apo materialesh kufizohet në sigurimin ligjor të automjeteve. Për humbje apo vonesa përjashtohet çdo lloj përgjegjësie.
7.7. Taksë për qendrën kurative / taksë lokale
Taksat lokale nuk janë të përfshira në çmimet e hotelit, të marrëveshjeve të ndryshme apo të shtëpive të pushimit.
8. Udhëzime të veçanta shtesë për shtëpitë e pushimit
8.1. Shpenzimet plus si energji, gaz, ujë, ngrohje dhe pastrim para ikjes janë të përfshira në çmimin e akomodimit (përjashto rastet kur në listën e çmimeve janë të papërfshira).
8.2. Në shtëpitë e pushimit mund të akomodehet vetem numri i personave të rritur apo fëmijë që është reklamuar në prospekt apo është konfirmuar në rezervim.
8.3.Kafshët lejohen të merren me vehte vetëm nëse kjo është e shkruar në prospektin e hotelit ose nëse hoteli e ka aprovuar më parë një gjë të tillë.
8.4. Oraret e dhëna të mbërritjes dhe largimit janë të detyrueshme.
8.5. Çdo klient është i detyruar që krahas inventarit të mbajë pastër banesën dhe mobilimin e përgjithshëm të saj. Ai është gjithashtu i detyruar të zhdëmtojë dëmet e shkaktuara nga ai apo nga klientët që ai shoqëron.
8.6. Gjatë dorëzimit të çelsave mund të kërkohet një shumë e caktuar si garanci për dëme të mundshme. Kthimi i të hollave apo faturimi bëhet në momentin kur banesa apo inventari në mbarimin e qëndrimit dorëzohet në gjendje të rregullt dhe të pastër.
8.7. Para largimit shtëpitë e pushimit dorëzohen të pastruara mirë. Në rast se gjenden enë të palara faturohet një gjobë.
9. Të ndryshme
9.1 Korrigjimet e gabimeve në printime apo të gabimeve në llogaritje mbeten vetem në kompetencen e Rogner Internacional.
9.2 Mohime gojore bëhen të efektshme vetem kur konfirmohen me shkrim nga hotelieri.
9.3 Në rast mosmarrëveshjesh për kontratën dhe përmbushjen e saj selia gjyqesore, për sa kohë ligji e lejon, do të jetë në vendin ku ndodhet hoteli.
9.4 Në qoftë se një nga këto rregulla është i paefektshëm, ky nuk ndikon në pavlefshmërinë e rregullave te tjerë. Në vend të këtij rregulli të paefektshëm vlen rregulli më i ngjashëm me të.
