Në listën e gjatë të hoteleve spikat Hotel Europapark në Tiranë. Vendi më ekskluziv i qytetit që ka tiparet e jetës lluksoze shqiptare. Sipërfaqet e mëdha arkitekturale krijojnë një atmosferë joshëse dhe relaksuese të kombinuar me standartet më të larta. I ndodhur në bulevardin kryesor të Tiranës, me një distancë të përshkueshme në këmbë me Ministrinë e Financës, Presidencën dhe një pjesë të Ambasadave, hoteli prej një kohe të gjatë është shndërruar në vendin e takimeve internacionale të botës së biznesit, politikës dhe kulturës.