Book now

Historia

Rogner Hotel Tirana: Pjesë e historisë së Shqipërisë

Në lëndinën ku kullosnin delet lindi një vizion

Në fillimet e viteve `90 menjëherë pas rilindjes së Shqipërisë, Robert Rogner, ndërtuesi kreativ, vizionari dhe sipërmarrësi Austriak vendosi të investonte në një republike të re. Mbi një lëndinë ku kullosnin dhentë, shumë afër me Presidencën, u ndërtua hoteli i parë më i madh i qytetit.

Kommerzialrat Robert Rogner, themeluesi i Rogner International, edhe njëherë ndërtoi urë lidhëse me një vend që deri atëherë konsiderohej i paarritshëm. 

Për shkak të situatës jo të mirë ekonomike dhe mungesës së burimeve, të gjitha materialet e ndërtimit, makineritë dhe ekspertët duhet të zbarkoheshin në Shqipëri nëpërmjet Triestes. 120 puntorë dhe punonjës shqiptarë u trajnuan në kolegjet teknike në Austri për të ndërtuar hotelin e parë me standarte ndërkombëtare. Në vitin 1995 u mikpritën klientët e parë në Rogner Hotel Tirana.

Sipërmarrja e rëndësishme ekonomike dhe angazhimi i madh ndaj vendit e bën Robert Rogner një mik të çmuar të shoqërisë shqiptare duke fituar kështu titullin “Konsull Nderi i Shqipërisë”.

Before 1995, when Rogner Hotel Tirana wasn't build.

   Përpara se Rogner Hotel Tirana të ndërtohej.

KUR