Testimonials
Marçela & Mandi Peza
Pse zgjodhëm Rogner për dasmën tonë …?!?!
Gjelbërimi I rafinuar dhe klasi në shërbim, janë arsyet e para që na vijnë ndërmend… Akoma… për ne është shumë familjar si ambjent. Do të thonim : Një oaz qetësie në mes të Tiranës së zhurmshme.
10 shtator 2005
Amarda Toska
Për një ceremoni elegante dhe moderne ashtu siç e kishim planifikuar, nuk e patem të vështirë zgjedhjen e ambjentit sepse lëndina e Rogner ishte pikerisht ajo që kërkonim! Shumë klas, elegance, cilësi në shërbim dhe të gjitha këto të mbledhura së bashku, nab ëjnë ta kujtojmë atë ditë me shumë dashuri dhe nostalgji!
9 shtator 2009
Valbona Coba
Meqënëse fillimisht ne kishim vendosur të bënim dasmën në Angli, kur përfundimisht u vendos Shqipëria kishim parasysh të mos humbisnim elegancën dhe klasin që kanë anglezët. Po ashtu dhe finesen ne çdo gjë që do I përkiste vendit ku ajo do të zhvillohej. Që ambjenti, menuja, menyra e prezantimit të ushqimit, shërbimit, etj.
Por s’donim të humbisnim dhe shijen hollywoodiane me të cilën jemi mësuar tashmë në Los Angeles. Dëshironim që eleganca dhe klasi mos ta kthenin këtë celebrim në një festim monoton, përkundrazi mikpritja dhe ngrohtësia të ishin pjesë kryesore e saj. Dhe sherbimi I hotel Rognerit beri të mundur jo vetëm aq sa dëshironim ne pore she më shumë. Ndërsa ambjentet e tij na ofruan një parajsë të vogel që vetëm do e kthente dasmën tonë në një ceremony dhe festim perfekt.
24 Tetor 2009
Ervis Nallbani & Odeta Dishnica
Gjithmonë kemi ëndërruar që dita më e bukur e jetës sonë të jetë sin ë përralla. Erdhi një ditë dhe vërtet ashtu ndodhi. Princi Ervis dhe princesha Odet, lidhën përjetësisht jetët e tyre, në ambjentet e mrekullueshme të hotel ROGNER. U jemi vërtet mirenjohës shërbimit të ofruar për realizimin e ëndërrës sonë.
10 Tetor 2009
Eranda Shalsi
Ditën e kurorëzimit të dashurisë sonë në martesë, ne ja besuam hotel Rogner-it. Për mua ishte një nga ditët më të lumtura të jetës sime, ditë për të cilën kasha kohë që përgatitesha. Pasi studiova gjithë opsionet, për të zhvilluar një ceremoninë natyrë, pranë një ambjenti të gjelbëruar, një kokteil nën tingujt e muzikës, ku në mes të pishinës do të vendosej një piano e bardhë e cila do të krijonte një sfond romantic të rrethuar me qirinj e lule natyrale, ëndërrën time mund ta plotësonte vetëm hotel “Rogner”!
Tepër e kënaqur me artin e tyre kulinar, e shndërruan dasmën time në një natë magjike e përrallore, jo vetëm për ne, por edhe për te ftuarit tanë!
16 Tetor 2012