Restorant Apollonia
Mes „Tafelspitz“ dhe "Fërgesës Tiranase"
Restorant Apollonia, i pagëzuar me emrin e një qyteti të lashtë shqiptar, ka një arkitekturë të përshtatshme për evente, pritje madhështore dhe dasma. Shefi Austriak i kuzhinës do ju mahnisë me ndërthurjen e shijeve nga delikatesat Mediterrane dhe specialitetet tradicionale Austriake.