Book now

SPA & HAMMAM

Renew. Relax. Refresh

Bamboo Spa & Hammam është vendi ku kombinimi i bimëve aromatike, ujit të ngrohtë, masazheve terapeutike, trajtimeve të fytyrës dhe produkteve të pastra organike, bashkohen për t'ju dhuruar një eksperiencë luksoze SPA-je. Në Bamboo Spa & Hammam ofrojmë trajtime natyrore të frymëzuara nga ritualet e lashta. Edhe një qëndrim i shkurtër mund t'ju japë një efekt të thellë dhe të qëndrueshëm të relaksimit në trup dhe ndjenjën e mirëqenies.

Për klientët e hotelit hyrja në Hammam është pa pagesë, për ritualin e vetë-shërbimit.

HAMMAM

Ky është një ritual që i ka fillimet në kulturën e Anadollit. Nxehtësia brenda Hammamit ngroh trupin dhe zbut lëkurën, duke bërë që poret të hapen. Nëpërmjet eksfolimit shtreasa e qelizave të vdekura të lëkurës ikën dhe në këtë mënyrë lëkura merr frymë lirshëm. Pas eksfolimit, performohet një masazh i këndshëm më shkumë sapuni Turk. Efekti i masazhit dhe aroma e sapunit rezultojne në një trup të pastruar, të lëmuar dhe të relaksuar.

Hammam - Lista e Çmimeve

MASAZHI

Ne ofrojmë një listë të gjerë të tipeve të ndryshme të masazheve. Në cdo tip masazhi,  terapistët fokusohen në zona të vecanta duke ushtruar teknika të ndryshme të goditjeve, shtypjes dhe sterçing për të qetësuar tensionin në muskuj, stimuluar qarkullimin dhe rritur fleksibilitetin e trupit.  Përdorimi i vajrave esencial përmirëson gjendjen tuaj emocionale dhe shton relaksin.

Masazhi - Lista e Çmimeve

SKRAB TRUPI

Një peeling aromatik që përfshin një kombinim të kriprave minerale dhe vajrave esencial. Eksfolimi me kripe deti jo vetëm që lë lëkurën shumë të butë dhe të lëmuar por gjithashtu ndihmon qelizat të rigjenerohen më shpejt.

Skrab Trupi - Lista e Çmimeve

TRAJTIME NGA CLARINS

CLARINS TREATMENTS

Trajtimet e Clarins: janë një Metode Ekskluzive 100% manuale,  formula të pasuruara me ekstrakte bimësh dhe një eksperincë aromërash unike. Këto produkte të kombinuara me duart e estetisteve tona bëjnë që lëkura të përjetojë kënaqësinë e një trajtimi të personalizuar: lëvizje harmonike, të përqendruara që ndjekin njera tjetrën, përsosmërisht të përshtatura për çdo nevojë dhe dëshirë, për t'ju dhuruar rezultate bukurie dhe mirëqënie  të menjëhershme dhe që zgjasin kohë.

Trajtime nga CLARINS - Lista e Çmimeve

TRAJTIME ORGANIKE NGA AMALA

Mbro dhe ushqe lëkurën me produkte Amala të derivuara nga bimë të rritura në mënyre organike dhe të destiluara në mënyre të posacme. Amala është i vetmi produkt luksoz i kujdesit për lëkurën i çertifikuar 100% natyral. 

 

Trajtime Oganike nga AMALA - Lista e Çmimeve

MANIKYR & PEDIKYR

Ky trajtim heq kallot, zbut lëkurat e forta dhe trajton thonjtë. Teknikat tona të manikyrit dhe pedikyrit varjojnë nga lyerja e thonjve tek masazhi. Përdorimi i skrabeve me bazë agrume dhe një kremi duarsh stimulues, do të bëjnë që duart dhe këmbët tuaja të ndjehen si asnjëherë më parë.

Manikyr/ Pedikyr - Lista e Çmimeve

DEPILIMI

Ne përdorim tipe të ndryshme çerash në mënyrë që ti sigurojmë klientet që në fund të një sesioni depilimi ata do të kenë lekurë të butë, të qetë dhe me shkëlqim. Ju mund të zgjidhni midi depilimit me çera me pudër, me zink, me mjaltë apo çera të ftohtë në menyrë që të ndjeheni sa më komod gjatë deplilimit.

Depilimi - Lista e Çmimeve

PAKETA DITORE

Kalo diten duke provuar një nga shërbimet tona, përdorimin e fasiliteteve të spa-së ose duke kombinuar shërbime të ndryshme në një paketë.

SUITE NE ÇIFT

Shijoni kohën sëbashku në suitën tonë elegante të dizenjuar në mënyrë të veçantë për ju të dy.

rolex replica